E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Programi i PD-së, luftë korrupsionit e mirëqeverisje

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale solli në vëmendje propozimet e paraqitura në Kuvendin Programor të PD.

Për programin e PD-së për zgjedhjet e ardhshme kanë punuar 100 ekspertë. Basha u ndal te pjesa e luftës ndaj korrupsionit.

Basha shkruan se “në programin qeverisës të Partisë Demokratike, lufta kundër korrupsionit që pushteti i Edi Ramës ngriti në sistem, si e keqja më e madhe prej së cilës shqiptarët duhet të shkëputen një herë e përgjithmonë, është prioritet kryesor, sepse ne besojmë fort te mirëqeverisja që buron nga ndershmëria publike në dallim nga ata që të pandershmen e bënë modë dhe model të ngjitjes së shkallëve të karrierës së pushtetit”.

“Vetëm një program me prioritet të qartë shërbimin dhe shërbesat e qytetarëve, një program që lehtëson aksesin publik në administratë, duke ia lehtësuar dhe jo duke ia vështirësuar jetën atyre, është ajo që i ka munguar më së shumti këtij vendi. Ndaj ne do të bëjmë gjithçka për t’u dhënë njerëzve atë që u ka munguar, sepse Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë”, përfundoi Basha. /a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›