Basha Programi i Qeverise te vihet ne dispozicion permes Kuvendit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit kuvendor demokrat
kërkoi që programi i Qeverisë duhet t`i vihet në dispozicion opozitës
në mënyrë kushtetuese, përmes Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas Bashës, nuk do të lejohet as nëpërkëmbja e opozitës dhe nuk do të tolerohet as përpjekja e maxhorancës së re për t’i mbyllur gojën asaj. “Uroj që procesi të vendosët në binarët kushtetues duke filluar me depozitimin kushtetues të programit që nuk ka ndodhur akoma. Maxhoranca duhet ta kuptojë se përgjegjësitë e saj janë përtej shfaqjes mediatike. Programi të në vihet në dispozicion nga Kuvendi në mënyrë kushtetuese, pas kësaj të përgatitemi për debat serioz gjithëpërfshirës e transparent. Për këtë jemi të gatshëm të ushtrojmë përgjegjësite, në Kuvend si opozita shqiptare, sikundër përsëris se akti i djeshëm është precedent jo premtues dhe se opozita është e vendosur për të mos lejuar nëpërkëmbjen e të drejtave themelore të saj dhe të shqiptarëve që përfaqëson e të mos pranojë kulturën e vjetër të arrogancës, apo përpjekjes për t'i mbyllur gojën që në rastin e parë” tha Basha. Ndërsa akuzoi mazhorancës se po ndjek një standard të vjetër në raport me opozitën duke nisur kështu një fillim jo të mbarë, Basha theksoi se akti i djeshëm i ndërmarrë nga opozita është në respekt të kushtetutës dhe të qytetarëve që opozita përfaqëson në Parlament. / Top Channel