E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Fushe-Kruje arrestohen tre persona

Tre persona, një prej të cilëve i dënuar më parë për vrasje janë arrestuar për vrasjen e 29-vjeçarit Festim Lamaj, krim ky që ndodhi natën e 8 shtatorit në një lokal të fshatit Radë në rrethin e Durrësit.

Seksioni kunder Krimeve te Renda deklarohet zyrtarisht se ka mundur te dokumentoje ngjarjen dhe mbi bazen e provave te siguruara te arrestoje ne flagrance, ne oren 22.00 te se martes, si bashkautore te dyshuar ne vrasje shtetasit Alfred Gjoka, 31 vjeç, Baki Huqi, 46 vjeç i denuar me pare per vrasje dhe Erian Muharremi 33 vjeç, te tre banore te Manzes. Te arrestuarit dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin per motive krejtesisht banale kane vrare me arme zjarri shtetasin Festim Lamaj nga Hamallaj. Ndaj te arrestuarve jane ngritur akuzat e vrasjes me paramendim ne bashkepunim dhe mbajtjen paleje te armeve dhe municioneve luftarake. / Top ChannelVrasje
Tjetër atentat në Tiranë
Durrës, sherr mes të rinjve, humb jetën 28-vjeçari
“CV”-ja e biznesmenit të vrarë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›