Basha Qeveria ne gjendje te evakuoje dhe stabilizoje mbi 10 mije persona

Shkoder 2 dhjetor NOA - Ne cilesine e Kryetarit Nderministror per situaten e Emergjencave Civile ne Shkoder ministri i Brendshem Basha ka bere kerkese per bashkepunimin dhe mirekuptimin nga ana e banoreve te zonave te permbytura qe te ndihmojne ekipet e punes ne evakuimin e tyre.
Qeveria ka marre te gjitha masat nderkohe qe kapacitetet tona jane te mjaftueshme per te evakuar dhe per te mbajtur mbi 10 mije persona per nje kohe te gjate ne kushte te pershtatshme. Jemi te gatshem per te perballuar kete situate me sukses. Ajo qe dua te nenvizoj eshte se puna per evakuimin e banoreve nga Forcat Speciale po vazhdon intensivisht tha ai para gazetareve.
Duke shtuar se mesazhi qe ka per banoret e Komunes se Dajcit Anes se Malit Guri i Zi dhe banoreve te Shkodres qe gjenden ne prezencen e ujit eshte tu binden kerkesave te kryebashkiakut kryetareve te komunave dhe Shtabit te Emergjencave te ngritura per kete qellim per evakuim te menjehershem pasi situata po vjen duke u perkeqesuar nderkohe qe niveli i ujit rritet ne cdo moment.
Operacioni i evakuimit sot ka marre permasa te medha ndersa neser ky operacion do marre nje dimension tjeter me venien ne dispozicion te helikoptereve te Forcave te Armatosura dhe atyre te Rendit. Kapaciteti i dyfishuar i mjeteve ujore dhe aty ku eshte e mundur edhe e mjeteve te larta te ushtrise dhe te policise jane vene ne dispozicion te plote per qytetaret shtoi ai.
Nga informacionet zyrtare behet e ditur se ne zonen e nen Shkodres jane marre te gjitha masat per te sistemuar te evakuarit.
shte ngritur qendra e evakuimit te perkohshem ne Pentar dhe ne Suken e Dajcit dhe se shpejti do te ngrihet edhe nje qender ne Velipoje. Shtabet ne mbeshtetje te Prefektures Shtabi i Forcave te Armatosura dhe ai i Policise se Shtetit kane urdhra specifik per te ekzekutuar ne menyre efikase evakuimin e te gjithe banoreve.
n.e/NOA