E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami Banoret te bashkepunojne per nje evakuim te shpejte dhe pa rrezik

Shkoder 2 dhjetor NOA - Situata ne qytetin e Shkodres dhe rrethinat e tij ka vijuar te rendohet gjate oreve te nates se sotme ku uji i lumit Drin ka rritur prurjet duke krijuar veshtiresi dhe rrezik per banoret.

Nderkohe Shtabi Emergjences vazhdon pa nderprerje punen per evakuimin e banoreve dhe pasurise se tyre si edhe per frenimin e permbytjeve ne te gjitha ato raste qe eshte e mundur teksa ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe ministri i Brendshem Lulezim Basha ne cilesine e Kryetarit Nderministror per situaten e Emergjencave Civile ne Shkoder kane ndjekur nga prane hap pas hapi situaten.

Te kushtezuar nga situata ne te cilen ndodhet vendi dhe kryesisht zona veriore e Shqiperise ju kerkojme qe te bashkepunoni me ne per te bere te mundur evakuimin tuaj ne nje kohe sa me te shpejte.

Duke na dhene mundesine e evakuimit do te kemi mundesi tju ndihmojme shume me teper sesa po te mbeteni ne zonat e mbuluara nga uji. Veshtiresite dhe kostot jane shume me te medha nese nuk bashkepunoni. Nese do te qendroni ne shtepite tuaja rrezikoni jeten tuaj dhe te femijeve tuaj. Na jepni mundesine tju ndihmojme nenvizoi nder te tjera Imami.

Nje apel te vecante ministri i Mbrojtjes u drejtoi banoreve te komunave Bushat dhe Velipoje pasi ne keto zona uji po afrohet gjithmone e me kercenueshem.

Nese deri tani banoret e ketyre komunave nuk jane ne rrezik me kete dekurs te reshjeve dhe te situates neser ose pasneser mund te ndodhen ne te njejtin presion si banoret e fshatrave te cilet jane mbuluar tashme nga uji. shte e arsyeshme qe keto familje ta zgjidhin problemin sot e jo neser kur mund te jete teper vone ka theksuar ministri Imami.

Gjithashtu ministri i Mbrojtjes foli edhe per punen e forcave te ushtrise dhe mjetet e vena ne dispozicion per evakuimin e banoreve.

Duke nisur nga mbremja e se martes gjate dites se sotme sikurse i kam bere me dije edhe prefektit kemi evakuar gati 1000 banore. Po keshtu eshte evakuar shume gje e gjalle ndersa puna ka vijuar paralelisht edhe per mbushjen e thaseve te cilat sherbejne per argjinaturat. Aktualisht kemi ne terren 10 makina te cilat po punojne per ngritjen e ketyre argjinaturave dhe per punimet e tjera te nevojshme ne keto momente. Kemi gati 30 mjete te larta te cilat jane vendosur ne dispozicion te qytetareve per levizjen e tyre. Mund te them se kapacitetet tona me mjete logjistike ne dispozicion te banoreve te rrezikuar po vazhdojne te rriten. Kemi sjelle nje kompani komando e pergatitur dhe e trajnuar posacerisht per situata te tilla e po keshtu edhe nje grup te forcave speciale qe kane ne dispozicion nje skaf me kapacitet te fuqishem i perdorur edhe gjate emergjencave te vitit qe shkoi. Nje grup polumbaresh eshte ne gatishmeri te plote per cdo rast si dhe gjithcka tjeter qe eshte e nevojshme me qellim perballimin e rrethane edhe ne pragun e nje fatkeqesie per ndonje familje. Po keshtu eshte e gatshme baza ajrore e cila neser ne mengjes do te instalohet ne stadiumin e qytetit e do te jete e gatshme per evakuime tha ai.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›