Basha: Qyteti,është familja jonë më e madhe

“Duhet të vendosim votën e qytetarit si kryesoren për zgjidhjen”. Kështu deklaroi kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, ndërsa në debatin qytetar për Tiranën, theksoi se është marë peng axhenda e qytetarëve. Në një bashkëbisedim me intelektualët, problematikat kanë qënë të shumta, ndërsa në një zë, ato morën një udhë.
Për Bashën, pasioni për zgjidhjen e problemeve ka mbledhur iniciativën dhe se Bashkia e cila përbëhet nga qytetarët, është në funksion të tyre.
“Bashkia do të thotë jemi “bashkë”, dhe qyteti është familja jonë më e madhe, ku në të nuk ka të fituar dhe në të humbur”. Kështu theksoi Basha ndërsa vuri në krye qytetarin, ndërsa askush nuk mund të vendoset nën thundrrën e interesave të caktuara partiake.