E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takime me banorët e zonës së Unazës së re

Kreu i bashkisë së Tiranës Edi Rama zhvilloi paraditen e së hënës një takim me banorët e unazës së re në kryeqytet.
 

Rama u ndal veçanërisht në problemet e infrastrukturës rrugore në këtë zonë e cila administrohet nga komuna Kashar. Sipas tij , unaza e re është shembulli më i mirë mes modelit të zhvillimit që ofron bashkia dhe mungesës së vizionit të qeverisë.
 

Në zonën e unazës së re janë ngritur një numër i madh pallatesh, për të cilët Rama deklaroi se janë ndërtuar pa plan.
 

Gjatë këtij takimi kryebashkiaku Rama shoqërohej nga deputetisocialist Saimir Tahiri e kandidati i “aleances për të ardhmen” për njësinë bashkiake nr 6 Krenar Canollari.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›