Basha Rama arrogant i paafte trafiku u bllokua prej papergjegjshmerise se tij
Tirane 22 nentor NOA - Perpjekja e Rames per tia veshur policise fajin eshte shenje paniku e nje te paafti qe u iken pergjegjesive te veta duke kerkuar fajtore per nje pergjegjesi qe eshte kryekeput e vetja dhe per nje faj qe eshte vetem i tij.
Keshtu erdhi edhe reagimi i ministrit te Brendshem Lulzim Basha pas akuzave qe leshoi pasdite kryebashkiaku Edi Rama per trafikun e bllokuar sot per te cilin ai akuzoi qeverine si orkestruese te bllokimit te qellimshem per te fajesuar sipas Rames bashkine.
Jemi te gjithe deshmitare te nje kaosi qe ka mberthyer sot Tiranen i cili vazhdon edhe ne kete moment qe flasim ndonese si rezultat i punes se policise shpresojme qe brenda nje kohe jo fort te gjate trafiku te normalizohet ne te gjithe akset kryesore tha Basha ne nje konference te posacme per shtyp.
Sipas tij ky kaos i sotem eshte nje variant i renduar i kaosit te perditshem ne Tirane te cilin sikunder theksoi Basha qytetaret e Tiranes kane kohe qe po e vuajne si pasoje e keqmenaxhimit te qytetit dhe te trafikut rrugor nje cmim qe ata po e paguajne prej arrogances papergjegjshmerise dhe paaftesise se Edi Rames.
Ministri i Brendshem i beri thirrje kryebashkiakut Edi Rama te rikthehet ne detyre e te mos tallet me qytetaret duke apeluar qe te mbaje pergjegjesite qe ka me ligj.
Basha nenvizoi se Shkaqet e kaosit ne Tirane vijne nga hapja e punimeve pa siguruar alternative trafiku bllokimi i qendres mungesa e sinjalistikes lenia pas dore per vite me radhe e infrastruktures se nendheshme e shume e shume te tjera.
Ministri i Brendshem sqaroi se Ka patur permbytje sot ne Tirane permbytje banesash te cilat mund te krahasohen apo tejkalojne ato te fillimvitit ne Shkoder.
Ai informoi sakaq se policia ka patur nje mobilizim total.
Pervec mobilizimit te 300 deri 350 efektivave te pese komisariateve te Tiranes jane mobilizuar 100 forca te nderhyrjes se shpejte 200 forca te njesise se policise rrugore dhe 35 forca te njesise se autostradave pra afro 700 forca per te menaxhuar situaten tha Basha duke iu kundervene keshtu kryebashkiakut Rama i cili tha ne prononcimin e tij i revoltuar se mijera qytetare jane deshmitare se sot skishte neper rruge asnje kembe polici qe te mbikeqyrte trafikun duke aluduar se bllokimi ishte realizuar qellimish me qellim qe qytetaret te egersoheshin me bashkine e Tiranes.
mit/NOA