USAID mbeshtet turizmin e qendrueshem ne Shqiperi
Tirane 22 nentor NOA - USAID ne bashkepunim me ministrine e Turizmit ftuan eksperte nderkombetar nga Keshilli per Turizem te Qendrueshem Boteror Shoqates National Geographic dhe Expedia qe te takohen dhe te diskutojne me bizneset kryesore te turizmit shqiptar per menyrat se si te zbatojne praktika te qendrueshme ne rritjen e biznesit dhe rritjen e aksesit ne tregje.
Parimet Globale te Turizmit te Qendrueshem perfaqesojne 37 parime baze qe nje biznes turistik duhet te plotesoje ne menyre qe te mbroje dhe te siguroje vazhdimesine e burimeve natyrore dhe kulturore boterore nderkohe qe zhvillimi i turizmit arrin potencialin e tij si nje mjet per rritjen ekonomike dhe zvogelimin e varferise.
Ndryshe nga vendet e tjera te rajonit Shqiperise i mungon nje sistem klasifikimi te cilit shume udhetare mund ti referohen kur planifikojne akomodimet dhe itineraret e udhetimit.
Turizmi shqiptar eshte rritur me hapa te medha gjate vitet e fundit duke kontribuar me mbi 2.4 miliarde dollare ne 2009 dhe pritet te rritet me 4 ne 2011 bazuar ne statistikat e Keshillit Boteror te Udhetimit dhe Turizmit. Mbi 200000 shqiptare punesohen ne biznese turistike dhe ky numer pritet te rritet ne 2010-11 pavaresisht nga efektet e krizes boterore ne industrine e turizmit.
Turizmi ne Shqiperi ndodhet ne nje pike kritike te zhvillimit verejti drejtori i misionit te USAID Xhozef Uilliams gjate seminarit mbi Turizmin e Qendrueshem mbeshtetur nga USAID.
Vendimet e marra sot jane te rendesishme si per rritjen ashtu edhe per mbrojtjen e burimeve te pasura natyrore kulturore dhe historike te Shqiperise. Parimet Globale te Turizmit te Qendrueshem dhe programi i Markes se Cilesise Authentic Albania jane dy nisma te mira per te siguruar qe zhvillimi i turizmit ne Shqiperi te jete i qendrueshem dhe te bazohet ne tendencat dhe praktikat me te mira nderkombetare shtoi ai.
Ne muajt qe do te vijne USAID dhe Shoqata e Turizmit Shqiptar do te nxjerrin sistemin e pare shqiptar te klasifikimit per bizneset akomoduese te turizmit. Hotelet dhe bujtinat do te vleresohen bazuar nder te tjera ne Parimet e Qendrueshmerise se Turizmit Global dhe pastaj do te klasifikohen me vleresim te arte argjendte ose bronzte klasifikim qe do te publikohet ne nje faqe interneti dhe ne broshura udhetimi per turiste te huaj.
Marka e Cilesise Authentic Albania do te behet nje mjet i rendesishem marketingu per rritjen bizneseve ekzistuese dhe ato te reja ne sektorin e turizmit si marke e cilesise dhe sherbimit ndaj klientit tha Matilda Naco Drejtore Ekzekutive e Shoqates Shqiptare te Turizmit. Dhe nderkohe qe ajo ndihmon direkt bizneset ajo do te sherbeje si nje udheheqes per vizitoret qe te kene eksperiencen me te mire te mundshme ne Shqiperi.
Mbi Rritje Albania Rritje Albania projekti i USAID-it Zhvillimi i Ndermarrjeve Konkurruese mbeshtet rritjen e qendrueshme ekonomike ne Shqiperi duke fuqizuar tregtine dhe aftesine investuese rritjen e prodhimtarise se ndermarjeve dhe permiresimin e fuqise punetore shqiptare. Projekti ndihmon ndermarrjet jo-bujqesore te jene konkurruese me te forta ne treg te rrisin te ardhurat dhe nivelin e punesimit duke zgjeruar aktivitetin e biznesit te tyre.
n.e/NOA