E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Rama ka frike nga numerimi ndaj zgjodhi rregullat e rruges

Kandidati demokrat per bashkine e Tiranes Lulzim Basha tha sot se shqiptaret ende nuk e dijne se cili do te jete rezultati final por ata e dijne se gjuha provokuese ndaj punonjesve qe administrojne kete proces eshte totalisht e pasakte.


Sipas Bashes ata qe bejne thirrje per revolta demtojne besueshmerine qe ata vete kane ne popull.


Kandidati tjeter ka vendosur te mos e respektoje kete proces por te ndjeke rregullat e rruges. Ai pranon se deshiron te mos numerohet cdo vote pasi keshtu edhe mund te humbase ndaj zgjodhi rregullat e rruges. Por numerimi i cdo vote i siguron qytetaret se zeri i tyre do te degjohet dhe cdo perpjekje kunder kesaj kerkon te cenoje demokracine. Numerimi i cdo vote eshte thelbi i zgjedhjeve por zoti Rama do tja mohoje kete qytetareve. tha Basha.


Duke iu referuar daljes publike te pak oreve me pare te Rames Basha tha

Ka zera te dhjetera qytetareve te cileve zeri nuk u eshte degjuar dhe vota nuk i eshte numeruar. Zoti Rama tha se po te kishte humbur me nje vote do e kishte pranuar rezultatin. Te me ndjeni por ai nuk gezon as besueshmerine me te vogel per ato cka thote.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›