Fletët e kontestuara, 29 vota Basha, 10 Rama
UPDATE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po vazhdon që prej orës 18:00 me shqyrtimin e fletëve të kontestuara të hedhura në kutinë e gabuar.
Ndersa ka perfunduar numerimi per 2 KZAZ, pritet qe KQZ-ja te vazhdoje me hapjen e kutive te tjera me vota te panumeruara.
KZAZ 48, Njësia bashkiake nr.4
Nga hapja e 7 kutive kandidati i “Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha ka marrë 15 vota dhe kandidati i Aleancës për të ardhmen, Edi Rama ka marrë 4 vota. Në total nga të gjitha fletët e numëruara deri në orën 21:42, Basha ka marrë 29 vota dhe Rama 10 vota.
Nëpërmjet vendimit do të bëhet ndryshimi i tabelave të rezultatit të grupit të numërimit, duke shtuar fletët e vlerësuara të vlefshme, por të hedhura në kutinë e gabuar në tabelën përmbledhëse të KZAZ-ve.
KZAZ 47, Njësia bashkiake nr.3
Nga hapja e 10 kutive, 14 vota kanë shkuar ne favor te kandidatit për Aleancën për qytetarin, Lulzim Basha dhe 6 vota për kandidatin e Aleancës për të ardhmen, Edi Rama. Kutite i perkasin KZAZ-se 47, perkatesisht njesise bashkiake nr.3.
Tension
Prej oresh situata pranë KQZ-së vazhdon të jetë e tensionuar ku deputetë dhe simpatizantë të PS-së vazhdojnë të qëndrojnë përpara këtij institucioni. Prej mengjesit te sotem forca te shumta policie jane stacionuar prane KQZ-se.
Miratohet akti, Ristani: Kutite hapen ne salle
TIRANË- Ndërkohë që jashtë ambienteve situata është shume e tensionuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ne parim projekt aktin per vleresimin e fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara.
Kreu i KQZ ka kerkuar te sillen ne salle kutite e votimit per keshillat, ku jane gjetur fletet e votimit per kryetar.
Ne salle kane mberritur kutite e para per te cilat jane konstatuar flete te kontestuara, te cilat sipas Ristanit do te kqyren ne salle.
Me vendim, eshte miratuar pas propozimit te Ristanit nje grup numerimi qe do te merret me kete procedure.
Perfaqesuesit e PS-se, kane kundershtuar ashper vendimin e marre, nderkohe qe Gjoncja ka deklaruar prere: Nuk ka me sistem zgjedhor ne Shqiperi, nuk ka me zgjedhje te lira.
Kosovrasti
Mbledhja e KQZ-se ka nisur me kërkesën e përfaqësuesit të PD-së, Njazi Kosovrasti për numërimin e cdo vote.
Sipas tij, subjekti që përfaqëson kërkon që votat që janë të panumëruara e të mbetura jashtë rezultatit zgjedhor, për të cilat është i disponueshëm dokumentacioni i fiormosur nga komisionerët e të dy palëve, të jenë pjesë e rezultatit final.
Subjekti ynë është angazhuar për proces ligjor transparent e të saktë që do garantojë se cdo vullnet i shprehur me votë do të lexohet. Mbetetmi të bindur se vota e hedhur në kuti të tjera është e vlefshme. Vota administrohen në katër kuti të ndryshme, zgjedhësi kanë votuar qartësisht, për një nga subjektet zgjedhore që garojnë, vota është e hedhur në të njëjtin format miratuar nga KQQ duke e bërë plotësisht të vlefshme- tha ai.
Ai kërkon përpilimin e tabëlës së saktë për bashkinë e Tiranës dhe vlerësimin e numërimin e cdo vote të hedhur nga zgjedhësit. Rimarrja e votave është në procedurën e përcaktuar, ato janë të ruajtura në mënyrë ligjore, dokumentacioni pasqyron në mënyrë të saktë- tha ai.
Gjonçaj
Perfaqesuesi i PS-se ne KQZ, Genci Gjoncaj e ka quajtur absurde dhe te paligjshem nje vleresim te votave ne kete faze.
“KQZ vepron si KZAZ vetëm në rastet e përcaktimit dhe kushtet e nenit 123 dhe vetëm për nxjerrjen e rezultatit të kryeyarit dhe këshillit bashkiak të Tiranës. Është momenti I vetëm ku KQZ mund të disponojë me vendim. KQZ në këtë fazë nuk mund të bëjë vlerësim vote, e keni thënë. Nuk mund të gjykojë në këtë fazë të procesit cila votë ëhstë e vlefshme”- tha Gjoncaj.
Ai solli ne kujtese pergjigjen e Ristanit per problemin e fleteve te njesia numer 5, per fletet me defekt printimi.
“Ju më thatë: është shumë e saktë që është KZAZ që do të vendosë për ato fletë nuk kemi asnjë kompetencë për të ndërhyrë. Kosovrasti që sot lexoi një kërkesë ka thënë absolutisht atë që tha sot; ato kanë votën e qytetarit dhe ska punë KQZ të ndërhyjë. Në bazë të kodit shqetësimet do të vijnë më vonë. Cfarë ndodhi në 4 ditë ju ndërruar mendimin. Thotë që shqetësohet për votën e hedhur gabim, shqetësohet për një njeri që nuk i thotë do jo, ke hubur, këtë se thoni doit ju, ky është problemi që sot KQZ vepron nën dhunën policore dhe ska bërë vaki kurrë në 12 vjet që KQZ të ketë këtë prezencë policore. Kjo është Shqipëria kopja e Lukashenkos.”- tha ai.
Subashi
Deshira Subashi e ka quajtur aktin jo vetem te paligjshem, por edhe deformues te rezultatit zgjedhor. Sipas saj, me kete akt behen te gjitha zgjedhjet e pavlefshme, pasi parasheh nderhyrjen ne kutite e votimit jashte ligjit. “Jemi ne kundershtim te hapur me procedurat qe duhet te ndiqen. Eshe i paprecedente ne zgjedhjet tona, pasi nuk eshte fenomen i ri, por qe ndodh ne cdo zgjedhje ne pushtetin vendor”- tha Subashi.
Sipas saj, ajo dhe kolegu Lazaj i kane kërkuar nga KQZ të bëjnë procedurë për të miratuar tabelën e rezultateve zgjedhore për njësinë 49 pasi të gjitha aktet kanë mbërritur në KQZ.