Basha: Rama nuk e mbajti këtë premtim, duhet të largohet

“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”. Ky është një premtim i mbajtur sipas kryedemokratit Lulzim Basha, i cili thekson se Rama ka mashtruar shqiptarët dhe ndaj duhet të largohet më 25 prill.
Duke hapur një rubrikë të re “Zëri i qytetarëve”, opozita ka gjetur një mënyrë të re denoncimit dhe të bindjes së qytetarëve për të mos votuar Partinë Socialiste. Për këtë ka gjetur sipas tij, mos mbajtjen e premtimit të Ramës për uljen e taksës së energjisë për familjarët, duke futur edhe zërat e qytetarëve.