E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Rama perdori gjuhen e urrejtjes

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar si një alibi gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndaj opozitës, në seancën për prezantimin e programit të qeverisës.

Në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Basha ka deklaruar se opozita nuk mund ta toleronte këtë gjuhë, që sipas tij është një mendësi e vjetër por e rikthyer tek kryetari i PS. “Në mënyrë të papreçedentë u përdor foltorja e Parlamentit për të sulmuar me gjuhën e urrejtjes opozitën. Kjo gjuhë nuk është një akt i izoluar, por vjen në vazhdimësi, pas vendimeve të djeshme për t’u mohuar qytetarëve shqiptarë transparencën Sot ai dështoi tërësisht me paraqitjen e programit qeverisës, me transparencën ndaj qytetarëve dhe në raport me premtimet. Ai ia doli vetëm të kthejë në Parlament gjuhën e akuzave e përbaltjes

Lulzim Basha
Kryetar i Partisë Demokratike e votimit”, ka thënë Basha. “Kemi të bëjmë nga njëra anë me një mendësi të vjetër të tejkaluar prej kohësh nga parardhësit e kryesocialistit, por që rikthehet fuqishëm. Rilindja e mendësisë së vjetër, gjuhës së mllefit dhe hedhjes së baltës”, ka vijuar ai. Por, sipas tij, kjo ishte e vetmja alibi e kryesocialistit për t’i ikur programit, premtimeve, objektivave dhe shpjegimeve të rrugës së qeverisë. Basha ka theksuar se, grupi parlamentar i PD me qëndrimin e mbajtur sot e refuzon këtë gjuhë, por ka paralajmëruar se nuk do të ketë një tjetër bojkot, pasi Rama nuk do t’u shpëjtojë përgjegjësive të tij për premtimet e bëra në fushatë. “Sepse nëse ky ishte qëllimi i fshehur i kryesocialistit, i garantojmë se nuk e ka arritur. Sot ai dështoi tërësisht me paraqitjen e programit qeverisës, me transparencën ndaj qytetarëve dhe në raport me premtimet. Ai ia doli vetëm të kthejë në Parlament gjuhën e akuzave e përbaltjes”, ka thënë Basha. “Nëse për të parën e mori përgjigjen sot, atë të refuzimit të gjuhës së urrejtjes, herën tjetër do të marrë pjesën tjetër. Sepse PD dhe aleatët nuk do ta lejojnë dhe pranojnë atë. Nëse ai mendon se vetëm me alibi do t’i iki përgjegjësisë, e ka gabim. Të shtunën, grupi demokrat do të zbërthejë dështimet spektakolare të premtimeve të kryesocialistit”, ka nënvizuar Basha. Gjithashtu, kreu i opozitës së re ka premtuar se grupi parlamentar demokrat do të kërkojë për qytetarët përgjigje për të gjitha çështjet, të cilat Rama i shmangu sot. “I siguroj qytetarët se PD mbetet e përkushtuar ndaj kauzës së tyre legjitime për të dëgjuar llogaridhënie transparente nga të zgjedhurit”, ka shtuar Basha në deklaratën për shtyp të mbajtur rreth 1 orë e gjysmë pas Kuvendit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›