E Diel, 1 Nëntor 2026

Jordani deputeti qellon me kallash ne parlament

Ndasitë e mëdha me një koleg lidhur me buxhetin kanë bërë që një deputet jordanez, pas debatit të ashpër me fjalë dhe përleshjes fizike më të, të nxitojë për tek makina e parkuar në oborrin e godinës për të marrë një kallashnikov.

Deputeti Talal al-Sharif qëlloi tre plumba që në shënjestër kishin kolegun e tij Qusay Dmisa. Fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur as shënjestrën dhe as ndonjë person tjetër, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë duke neutralizuar rrezikun. Incidenti ka ndodhur gjatë transmetimit direkt nga ana e televizioneve të mbledhjes parlamentare e cila kishte një rëndësi të vecantë për shkak të diskutimit të buxhetit. E ndërsa një deputet po mbante fjalën në podium, në transmetim dëgjohet zhurma e kallashnikovit. Fatmirësisht nga sulmi nuk u regjistruan viktima, ndërsa kreu i Kuvendit e quajti ngjarjen “ofenduese për të gjithë qytetarët dhe një turp për kombin në sytë e të huajve”. Ndërkohë, hetuesit një Aman njoftuan arrestimin e Sharif dhe vendosjen e tij nën arrest me burg për 14 ditë. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe rezistencë ndaj forcave të rendit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›