E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Rama pergjegjes per trafikun

Trafiku i sotem eshte cmimi i arrogances dhe paaftesise se Edi Rames. Dhe kjo per te vetmen arsye pasi Kreybashkiaku ka qene ai qe ka insistuar ne kete bllokim duke filluar nga hapja e punimeve vend e pavend mungesa e nje sinjalistike duke cuar dhe ne bllokimin e qendres. Kjo ishte akuza e drejteperdrejte e Ministrit te Brendshem Lulzim Basha pas deklarates se bere publike pak momnete me pare nga kryetari i PS Edi Rama ndersa fajesoi Ministrin si pergjegjesin e kaosit te krijuar sot ne Tirane e jo vetem.Basha vuri ne dukje se per te shmangur kete situate jane mobilizuar 700 forca policie per te zhbllokuar trafikun.

Duke hedhur nje vale akuzash Basha theksoi se Rama eshte ne shenje paniku i te nje te paafti duke kerkuar me cdo kusht fajtor qe ne te vertete eshte i tij.

Ne forme urdherore dhe te prere Ministri i Brendshem kerkoi qe Rama te rikthehet ne detyre dhe te marre persiper fajin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›