Bllokimi i trafikut ne Tirane Rama Ishte i qellimshem te nise hetimi
TIRANE- Bllokimi i trafikut diten e sotme ne Tirane ka qene i qellimshem ndersa ka kerkuar nga Prokuroria te filloje hetimin. Keshtu u shpreh sot kreu i Bashkise Edi Rama.
Policia e shtetit ka abuzuar sot per nje qellim makaber qe duke shqetesuar ne maksimum qytetaret te krijohet nje peshe faji mbi bashkine. Ky eshte qellim i vjeter dhe i stershfaqur por besoj qe kjo e sotmja eshte e pashembullt barbare dhe kriminale- u shpreh Rama
Jane vete qytetaret tha Rama qe deshmojne se nuk ka patur asnje kembe polici sot ne Tirane. Pavaresisht problemeve me trafikun nuk ka kurrsesi mundesi te nje bllokimi te tille.
Sipas Rames kjo eshte nje strategji e bllokimit te qytetit nga Berisha dhe vecanerisht tek trafiku ka nje synim te qarte.
Ka ore te tera dhe furia ka kaluar dhe rruget jane normalizuar ndaj bllokimi eshte i qellimshem- tha Rama