Basha: Rama pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi lidhur me paketën e re për prokurimet publike që u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjete sociale zoti Basha shprehet se sipas tij në 8 vite në pushtet kryeministri Rama pranoi sot se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se peshku qelbet nga koka”, shkruan lideri demokrat Basha ndërsa poston një artikull të transparency International sipas të cilit në Shqipëri shteti është i kapur nga korrupsioni dhe ligjet me porosi.