Basha Rama presion Kolegjit Zgjedhor
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha
akuzoi kundërshtarin e tij Edi Rama se po i bën presion Kolegjit
Zgjedhor.
Duke deklaruar në një konferencë për shtyp se do të respektojë vendimin e institucioneve, Basha u shpreh se presioni ndaj Kolegjit është presion i mirëfilltë ndaj drejtësisë, ndërsa akuzoi Ramën se u orvat të përbaltë procesin.
“Kërcënimet nuk kanë vend në procesin zgjedhor”, tha Basha.