Rama Kriza politike 2-vjecare eshte ne momentin e saj kulmor

Mosarsyetimi i vendimit te Kolegjit Zgjedhor dhe shkelja e afateve ligjore eshte nje ceshtje qe shkon pertej kufinjve konkrete. Ai lidhet me fatin e vete drejtesise ne kete vend u shpreh kreu i Partise Socialiste sot gjate konferences per shtyp.
Mosarsyetimi i vendimit eshte nje pengese serioze ne proces. Procesi vazhdon ka nje afat ligjor per tu permbushur seanca e dites se hene tha Rama.
Kreu i PS u shpreh se rrezimi i kerkeses legjitime te opozites 2 vjet me pare i hapi rrugen nje krize te gjate me pasojat qe i dine te gjithe. Ne vend qe sot te gjendeshim natyrshem ne kushtet per tu ndare nga kriza ne jemi ne nje krize qe rrezikon te behet shume me e thelle. Vjedhja e votes eshte bere hapur shkelja e ligjit nga KQZ per te permbysur rezultatin eshte pare nga miliona sy. shte denoncuar nga opozita dhe miqte e partneret nderkombetare. Themeli i ketij problemi konkret mbetet cenimi i procesit permes ndryshimit te rregullave te lojes ne fund te lojes. Ky eshte nje parim qe nuk mund te shkelet.
Rama tha se sfida qe padrejtesia i ka bere sistemit te drejtesise ngjan shume me kercenuese sec eshte ne te vertete. Mbetet per ne detyrim ndaj vizionit dhe bindjeve tona qe te vazhdojme deri ne fund betejen ne rrugen ligjore. Ne kete rruge te nenvizojme me force domosdoshmerine qe drejtesia te jape drejtesi. Sfida e hapur mes padrejtesise dhe drejtesise eshte ne nje moment kulmor.
Per Ramen ndryshimi i rezultatit ne tavolinen e KQZ nuk ka te beje aspak me perpjekjen per te degjuar zerin e qytetareve.
Gjurme uleritese tregojne qe futja e duarve ne proces pas perfundimit te numerimit ka prodhuar tabela rezultatesh qe as djalli vete nuk i perputh dot me mes numrit te votuesve dhe votave. Per te nxjerre humbesin fitues KQZ preu fijet qe e lidhin me Kushtetuten dhe ligjin por edhe ato qe e lidhin me aritmetiken. Kushtrimi per te degjuar zerin e qytetareve disa dite pasi ata e kishin pare numerimin e cdo vote ka prodhuar vecse zerin e Saliut.
Garen ne e kemi fituar dhe do te mbetemi fituesit edhe nese vula e gjykates do te thote te kunderten. Ketu fjala eshte se kush do te triumfoje ne garen mes padrejtesise qe ka kapur vendin dhe drejtesise qe perben aspiraten e madhe te njerezve perfundoi Rama.