E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Rekurs për vulën, nuk do pajtohemi me paligjshmërinë

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha ka shpalosur qëndrimet e maturuara në më shumë se 3 orë mbledhje nga këto dy organe kolegjale.

Në një prononcim për mediet, Basha, deklaroi se PD do të bëjë rekurs sepse e konsideron jo të ligjshëm vendimin e apelit.

“Rekursi bëhet sepse është bindja e thellë edhe profesionale juridike edhe e të gjithë përfaqësuesve tanë që vendimi i 11 qershorit është një vendim jo thjesht i padrejtë, por një vendim tërësisht i padrejt dhe i pabazuar. Sigurisht do të presim zbardhjen e vendimit dhe do të bëjmë recurs në drejtësi për të mos lejuar që në këtë vend të triumfojë padrejtësia. Në çdo rast shqiptarët do të kenë alternativën e tyre dhe ne do të jemi në zgjedhje”, u shpreh Basha.

Ndërkohë Basha vijoi duke siguruar se, demokratët nuk do të tërhiqen dhe se shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.

“PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsideron jo të ligjshme vedimin e marrë nga gjykata e apelit. Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34 -vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh. Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejtësia”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›