E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Ristrukturim Bashkise


Administrata e Bashkisë së Tiranës pritet të shtohet me departamente të reja, ndërsa kryetari Lulzim Basha theksoi nevojën për ristrukturim e vende të reja pune. Një ditë përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Basha foli për strategjitë e reja të institucionit që ai drejton dhe për politikën e re fiskale të institucionit.

”Do të formohen disa departamente dhe drejtori të reja. Duke nisur nga Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit e drejtoria e turizmit. Struktura e re do të ketë një zyrë për investimet e huaja dhe një tjetër për investimet strategjike, që do të merret me projektet kryesore strategjike të qytetit. Gjithashtu do të ndajmë drejtorinë e artit, rinisë, kulturës e sportit në dy zyra të reja. Do të ketë edhe një strukturë mbrojtëse nga diskriminimi dhe dallimet gjinore”, deklaroi Basha.
Do të formohen disa departamente dhe drejtori të reja. Duke nisur nga Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit, drejtoria e turizmit, zyrë për investimet e huaja dhe ato strategjike

Lulzim Basha
Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Së bashku me heqjen e 60 taksave vendore, Kryetari i Bashkisë do të parashtrojë për miratimin në mbledhjen e nesërme hapjen e një tenderi për disa segmente të unazës së madhe të qytetit.

”Do të kërkoj që të aprovohet brenda kuadrit aktual buxhetor edhe hapja e një tenderi për projektin teknik, për segmentin që kalon nga shkolla teknologjike deri tek qendra Krisal, e cila më pas do të lidhet me unazën që është në ndërtim e sipër. Pjesë e këtij segmenti do të jetë edhe rreth-rrotullimi tek dogana, i cili do të bëhet me dy nivele”, shtoi Basha. Sipas tij, kriter i punësimit në strukturat e reja të Bashkisë së Tiranës do të jetë vetëm shërbimi ndaj qytetarit, ashtu sikurse në shkarkime ka qenë rendimenti i ulët.

Shtimi i pritshëm i vendeve të punës vjen pas akuzave që iu bënë Bashkisë për mbingarkesë me më shumë punonjës nga sa duhej gjatë drejtimit 10-vjeçar të institucionit nga Kryetari i shkuar i Bashkisë, Edi Rama.

Facebook Sondazh

A eshte i domosdoshem ristrukturimi i administrates se Bashkise?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_416'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(416); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PR kërkon ndyshim të Kodit
Ka gati një vit që Partia Republikane i ka hedhur në letër qëndrimet e saj, të cilat Arjan Madhi vendos më në fund t'i bëjë publike.
Kosto e bllokimit të statusit
Që nga viti 1991 Bashkimi Europian ka akorduar miliarda euro grante për vendet e Ballkanit Perëndimor. Integrimi? Pak informacion
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është një cështje ekskluzive e politikëbërësve, por e të gjithë qytetarëve. Topi: Me Turqinë, aleatë strategjikë në rajon
Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaron se Shqipëria dhe Turqia janë vende aleate strategjike në rajon dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Shtatë pikat e ambasadorit Arvizu
Bledar Kurti - “Ja ku jemi 20 vjet më pas dhe ne e gjejmë veten në një tjetër udhëkryq. Ne kemi parë gjithmonë se të fajësosh nuk funksionon.

Lajmet kryesore

Kosto e bllokimit të statusit
Shqipëria më pak fonde dhe sektorë të pafinancuar
Integrimi? Pak informacion
Topi: Me Turqinë, aleatë strategjikë në rajon
Aleanca Kuqezi, paradë në New York
Ostren, protestë kundër HEC

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›