E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujesjellesi kontroll lavazheve


Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ka nisur një aksion të përbashkët për kontrollin e lavazheve në të gjithë territorin e kryeqytetit.

Shpërdorimi i ujit të pijshëm dhe dokumentacioni janë qëllimet kryesore të këtij aksioni, i cili ditën e martë nisi në zonën e ish-Profarmës.

Të pranishëm gjatë inspektimeve ishin drejtori i UKT-së, Sahit Dollapi dhe drejtori i policisë bashkiake, Florenc Hoxha. Dollapi sqaroi për mediat qëllimin e këtij aksioni: “Sot ne bëjmë kontrollin e plotë, në mënyrë që të konstatojmë në uji është i përdorshëm apo i papërdorshëm dhe nëse dokumentacioni që duhet të kenë këto pika është i plotësuar. Ky aksion do të vazhdojë deri në fund, deri sa të mbyllen lavazhet dhe të lejohen vetëm ato që janë në rregull nga pikëpamja ligjore. Nuk jemi për një veprim me dorë të hekurt, që ato të mbyllen pasi janë në shërbim të komunitetit, por funksionimi i tyre duhet të bëhët konform ligjeve në fuqi”.

Inspektorët e Bashkisë janë duke kontrolluar dokumentacionin e lavazheve. Në të gjithë territorin e Tiranës, janë në total 155 lavazhe, të cilët do të kontrollohen të gjithë për ujin që përdorin dhe dokumentacionin që duhet të kenë. Nisja e këtij aksioni ka qenë mëse normal dhe nuk ka ndeshur në kundërshtinë e pronarëve të këtyre bizneseve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Ostren, protestë kundër HEC
Banoret e kater fshatrave ne komunen Ostren te Bulqizes, protestojne kunder ndertimit te nje hidrocentrali, qe do perdore burimet ujore te zones se tyre. Bulqizë, minatorët: Galeritë nuk janë të sigurta
Minatorët e zonës D në Bulqizë paralajmëruan se do të bllokojnë sërish galeritë, pasi vendet ku ata punojnë nuk janë të sigurta. Përurohet rruga “Murat Toptani”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi inaguruan rrugën “Murat Toptani”. Xhufi: Pyetja për etninë, anti-kushtetuese
Historiani Pëllumb Xhufi, duke folur në emisionin “Shqip” mbi censusin që po realizohet, kritikoi mënyrë se si po realizohet ky regjistrim i popullësisë. Sipas tij, shteti ka rënë pre e presioneve të palës greke, për të përfshirë në formular dy pika që jo vetëm janë të dëmshme për shtetin, por mbi të gjitha antikushtetuese. Tirana e humbur përgjithmonë
Nuk duket e largët dita, kur Shqipëria nuk do të ketë më asnjë gjurmë nga historia e lashtë e saj. Kudo babëzia po rrënon, masakron e fshin gjithçka pa asnjë mëshirë, duke  kthyer monumentet e kulturës e të natyres diku nëe pallate apo restorante, gurore apo gropa gëlqereje.

Lajmet kryesore

Kosto e bllokimit të statusit
Shqipëria më pak fonde dhe sektorë të pafinancuar
Integrimi? Pak informacion
Topi: Me Turqinë, aleatë strategjikë në rajon
Aleanca Kuqezi, paradë në New York
Ostren, protestë kundër HEC

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›