Basha: SHBA partneri ynë strategjik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zbardhi takimin me delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim. Ndërsa falënderoi zyrtarët amerikanë për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë, kryedemokrati theksoi se për Partinë Demokratike SHBA është një partner strategjik dhe bashkëpunimi i ngushtë ekonomik e politik mbetet prioritet. “Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Kombit shqiptar. Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin. Diskutuam edhe për situatën në Kosovë dhe rajon. Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë. Ritheksova se për mua dhe PD, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni”, shkruan në “Twitter” Basha.