E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Shqiptarët pa viza brenda vitit

"Shpreh bindjen se qytetarët shqiptarë do të lëvizin pa viza në hapësirën Schengen brenda këtij viti". Kështu është shprehur Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha gjatë një takimit me homologun e tij italian Roberto Maroni. Gjatë një vizite pune në vendin fqinjë Ministri Basha informoi Ministrin Maroni se qeveria shqiptare ka miratuar strategjinë për ripranimin e të riatdhesuarve si dhe ngritjen e ngritjen dhe funksionimin e njësisë për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, e po kështu e njohu me rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa Maroni premtoi në bisedën e tij me Bashën se Ministria e Brendshme e Italisë do të japë ndihmesën e saj për trajnimin dhe shkëmbimin e përvojës për personelin policor shqiptar që angazhohet për gjurmimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale. Maroni ndër të tjera ka vlerësuar hapat që ka marrë vendi ynë për mbushjen e kritereve për liberalizmin e vizave. Gjatë takimit Ministri Basha informoi homologun italian Maroni për një sërë masash që janë marrë dhe po ndërmerren nga qeveria shqiptare në kuadër të proceseve integruese në BE. Ndërkohë dy ministrat ranë gjithashtu dakort në takim për të nënshkruar së afërmi një marrëveshje për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›