Ruçi: Të zgjidhet kriza; Patozi: Krizë s'ka

Kreu u grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi në seancën kuvndore deklaroi se mazhoranca ka mbajtur qendrim refraktar për krizën. Ai theksoi se kërkohet një zgjidhje e krizës dhe ftoi mazhorancën të shohë të vërtetën në sy. Ruç deklaroi se vendi nuk ka nevojë për gjykatë politike.
Nga ana tjetër, kreu i grupit të PD-së, Astrit Patozi u shpreh se në vend dhe në parlament nuk ka krizë. "Nëse doni të sillni krizën në Shqipëri, ky është një mision i pamundur. Ju kërkoni bashkëpunim, dhe ne jemi gati për këtë, vetëm nëse nuk shkelim gati ligjet dhe kushtetutën", tha ai.
Duke iu referuar kampioniatit botëror, Patozi tha se opozita duhet të marrë mësime nga kampionati të respektonë vendimet e gjyqtarit dhe të respektojnë rregullat.