Basha: Spekulim, afrimi i Bamir Topit tek PD-ja
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike njëkohësisht dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka hedhur poshtë sot cdo debat mbi kthimin e Bamir Topit në selinë blu.
“Kam lexuar dje disa lajme të tilla. Dje kam dëgjuar disa spekulime me këtë temë, janë sajesa të forcuara të argatëve mediatikë. PD nuk angazhohet në takime të fshehta. PD po përgatitet për një opozitë të fortë moderne të fortë kreative dhe alternative”.
Nga ana tjetër, Basha shtoi se PD do të bashkëpunojë me aleatët aktualë parlamentar dhe se është e hapur për çdo kontribut në opozitë. “Po punojmë me aleatët parlamentare dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim me faktorë të tjerë që duan të rreshtohen”, shprehet Lulzim Basha.
Deklarata e Bashës u bë sot pranë kopshtit numër 1 në kryeqytet që i është nënshtruar një faze rikonstruksioni të plotë.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Basha: Spekulim, afrimi i Bamir Topit tek PD-ja