Investigimi në ‘Fiks Fare’, pezullohet nga detyra nënkomisar Agim Kamberi
TIRANË-Pezullohet nga detyra nënkomisar Agim Kamberi, specialist në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë.
"Nisur nga rasti i trajtuar në emsionin Fiks-Fare të televizionit Top-Channel, nga Departamenti për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithme të Policisë së Shtetit është marra masa e pezullimit nga detyra të Nënkomisar Agim Kamberi, me detyrë specialist në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tiranë", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Sipas emisionit në fjalë, Nënkomisari Kamberi gjatë ditëve të fundit të muajit gusht i ka bllokuar dokumentat e makinës një emigranti që ishte kthyer në Shqipëri së bashku me familjen e tij për pushime.
Emigranti u ka kërkuar policëve që t'i kthenin dokumentat e makinës si dhe patentën, përderisa ata e kishin gjobitur. Policët nuk kanë pranuar dhe pas këmbënguljes së tij për të marrë dokumentat e makinës e kanë shoqëruar për në ambientet e komisariatit numër 4 të policisë së kryeqytetit.
Ndërsa i kanë marrë dokumentet e makinës, punonjësit e policisë e kanë sorollatur emigrantin për t’i kërkuar para në këmbim të dokumenteve.
Ndërkohë, sqarohet më tej në njoftim, "Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet ndaj Nënkomisar Agim Kamberit".
(d.b/BalkanWeb)