E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Tapitë në shtëpitë e qytetarëve, brenda 30 shtatorit

bashaaaaTiranë- Një tjetër bllok urban në Njësinë Bashkiake Nr. 9 ka përfunduar rikualifikimin. Me sipërfaqe prej 4.5 ha, në këtë bllok janë ndërtuar të gjitha rrugët përbërëse të tij, si rruga Shahin Matraku, Petrit Caslli, Reshat Konçi, Ndrec Ndue Gjoka dhe Rruga Visha, investim i cili kap vlerën prej 18 milionë lekësh.

Në këtë bllok është ndërtuar ujësjellësi, kanalizimet e ujrave të bardha, është përmirësuar sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza, duke bërë të gjithë lidhjet e banesave. Janë vendosur shtylla elektrike për ndriçimin rrugor, janë zhvendosur 25 shtylla të cilat ndodheshin në mes të rrugëve.

Kryebashkiaku Basha e ka konsideruar këtë investim si vepër e përkushtimit ndaj qytetarëve: përkushtimi ndaj qytetarëve nuk tregohet me fjalë, por tregohet me vepra. Sot përurojmë përfundimin e punimeve për një bllok prej 4.5 ha që u shërben 4 mijë banorëve të një zone të ndërtuar vitet e fundit, të lënë tërësisht në harresë dhe pa asnjë investim për më shumë se 15 vjet. Kjo është natyrisht një provë e qartë e përkushtimit tonë, për të shtrirë investimet në çdo cep të qytetit të Tiranës, u shpreh Basha.

Gjithashtu kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka garantuar banorët, se brenda datës 30 shtator do të mbyllet edhe procesi i legalizimit.

Dua të garantoj që brenda datës 30 shtator në këtë lagje të Tiranës dhe kudo në Tiranë do të mbyllim procesin e legalizimit, duke sjellë tapitë në shtëpitë e qytetarëve. Nuk ka vend për komente të tepërta, qytetarët kanë kohë që nuk e hanë më sapunin për djathë, veprat flasin, fjalët i merr era edhe kur i shkruajnë në copa letrash, deklaroi kryebashkiaku Basha.

viktor-hygoRruga ‘Viktor Hygo’

Po ashtu, gjatë ditës Basha ishte i pranishëm edhe në përfundimin e rikonstruksionit të rrugës Viktor Hygo, në Njësinë Bashkiake nr. 7 si edhe përfundimin e rindërtimit të rrugës “Hajdar Hidi”, në njësinë nr.10.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›