Rama: Po jetojmë mbi një minë me sahat. Hetimi i kongresmentit? Shpifje
Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka cilësuar si një shpifje deklaratën që kongresmeni amerikan ka nisur një hetim lidhur me foton që Rama kreu me presidentin Barack Obama. I ftuar në emisionin 360 gradë në News 24 ka i ka folur për një sërë çështjesh mbi aktualitetin politik në vend.
Artur Zheji: Titullin e kësaj interviste e cila deri më 23 qershor besoj se do të jetë e fundit, e kam konsideruar Beteja finale sepse mendoj se dhe nga perceptimi i gjithë fushatës duket se keni angazhuar maksimalisht të gjitha energjitë tuaja për të konkretizuar dhe finalizuar një sipërmarrje dhe maratonë shumë të gjatë politike. Nëse po themi, trendi do të jetë pozitiv ju më 23 qershor jeni shumë afër postit kryeministror, po nëse nuk do ndodhë hapen spirale të cilat do i komentojmë. Cili është bilanci?
Edi Rama: Unë jam vendosur në një pozicion të qartë prej kohësh. Pyetjeve nëqoftëse unë nuk iu përgjigjem sepse hy në labirinte që nuk kanë asnjë vlerë reale për njerëzit që nuk duan të dëgjojnë me siguri se çfarë ndodh, nëse nuk ndodh ajo qe nuk duam të ndodhë. Por, çfarë ndodh nëse ndodh ajo që ne duam të ndodhë, pra çfarë ndodh me njerëzit nëse ato do të na mundësojnë ne mandatin për të qeverisur, çfarë ndodh me ekonominë e tyre familjare, çfarë ndodh me ekonominë kombëtare, çfarë ndodh me papunësinë, çfarë ndodh me listat e pafundme të borxheve, me borxhin e këtij shteti. Çfarë ndodh me shërbimet, me arsimin e fëmijëve, me kujdesin shëndetësor…pra këto besoj se janë gjërat që iu interesojnë njerëzve dhe padyshim ato më interesojnë dhe mua, për të bashkëbiseduar me njerëzit.
Artur Zheji: Kjo është një sipërmarrje e gjatë, sipërmarrjesh angazhimesh dhe pretendimesh…Mendoni se kjo Rilindje, do jetë një Rilindje pa magji, pasi ju në takimet që keni organizuar keni thënë se nuk e keni shkopin magjik?
Edi Rama: Magjia e Rilindjes, nuk qëndron tek ndodhja e çudive, sepse besoj se çuditë, janë pjesë e një tjetër sfere të imagjinatës dhe të jetës njerëzore. Magjia e rilindjes qëndron tek bërja e mundur e gjërave që padrejtësisht njerëzve të këtij vendi u janë bërë të pamundura. U janë bërë të pamundura, siç i është bërë e pamundur Shqipërisë, e cila ndodhet aty ku ndodhet, dhe nuk janë bërë çudira të mëdha që ajo të ndodhet aty ku ndodhet, pjesë e familjes Evropiane.
Artur Zheji: Nëse gjërat nuk janë kaq të pamundura, pse nuk janë bërë deri tani dhe pse do ti bëni vetëm ju?
Edi Rama: Nuk janë bërë sepse nëse do ta thosha me një fjali: Shqipërinë nuk e kanë udhëhequr njerëzit që e duan. Që domethënë ka munguar dashuria për këtë vend në zemrën dhe aksionin e atyre që e kanë udhëhequr.
Artur Zhejii: Cila është prova që ju e doni Shqipërinë ndryshe nga ata që nuk e duan Shqipërinë? Si e provoni se ju e doni më shumë dhe ata nuk e duan fare…
Edi Rama: Prova me mua do të jetë qeverisja, ndërkohë që prova mbi të cilën unë mbështetëm për të thënë se këtë vend ata që nuk e kanë qeverisur nuk e kanë dashur është gjendja e këtij vendi. Sepse kush e do këtë vend nuk mund të lejojë që të rrënohen pasuritë e tij kështu si po rrënohen. Po marr një shembull… djepi i historisë sonë dhe ndoshta i arsyes më të madhe pse ne jemi krenarë për historinë tonë, Kruja e Skënderbeut, po rrënohet në një farë feje vetëm mungesa e dashurisë dhe cinizmi ekstrem që vjen nga tëhuajësimi i kujdestarisë që duhet të bëjë qeverisja, mund ta sjellë. Unë nuk e shpjegoj dot ndryshe. Ta duash këtë vend, ta qeverisësh këtë vend, nuk mund të lejosh që të ndodhi ajo që ndodh në Krujë, ajo që ndodh me Gjirokastrën, ajo që ndodh me Beratin, ajo që ndodh me bukuritë dhe pasuritë e trashëguara të këtij vendi…
Artur Zheji: Në Gjirokastër, kryebashkiaku është socialist…..Flamuri. Meqë e përmendët. Të gjitha fajet i ka Saliu…
Edi Rama: Kjo nuk ka lidhje me….Pushtetet lokale në Shqipëri janë fantazma, që nuk kanë mundësi të influencojnë asgjë, kur vjen puna për të ndërhyrë në mbrojtje dhe zhvillim të këtyre pasurive të mëdha. Dhe unë nuk fola në njëjës, Saliu ka pjesën më dërrmuese të fajit, po faji shtrihet në kohë më të madhe se koha që ka qeverisur Saliu.
Artur Zheji: Zoti Rama, ju thatë se pushtetet lokale janë disa fantazma, ju karrierën tuaj e keni ndërtuar si kryebashkiak i Tiranës, nëse do bëni krahasimet e bilanceve që Berisha paraqet në këto 8 vite dhe ju në kapacitetet që keni për ta qeverisur keni këtë eksperiencë, këtë provë, bilancin e qeverisjes së Tiranës si kryebashkiak. Ju nuk keni qenë një kryetar Bashkie fantazëm, keni qenë real.
Edi Rama: Historia e Bashkisë së Tiranës është e ndarë në dy pjesë. Ka pjesën e saj të parë, kur Bashkia e Tiranës u la e lirë që të bëhej mekanizmi që realizoi idetë e mija dhe projektet e mija. Dhe ka pjesën e dytë ku Bashkia e Tiranës u rrethua dhe ndalua të punojë. Dhe kur pushteti lokal rrethohet dhe ndalohet të punojë, sic është rrethuar në shumë vende të Shqipërisë atëherë termi fantazëm nuk është i pavend.
Artur Zheji: Berisha në këto zgjedhje vjen me një bilanc, ai thotë se rrogat dhe pensionet janë rritur dhe do të rriten edhe në mandatin e tij të tretë. Ka një infrastrukturë. Paratë e shqiptarëve duket se ku janë investuar, për shembull tuneli i Elbasanit që u inaugurua së fundi ishte një provë, rrugët me të gjithë defektet që mund të kenë janë aty ku janë, edhe energjia…ju thoni nuk ka dashuri…Ky ndryshim këto rroga që rriten dhe mirëqenia pavarësisht krizës, nuk ju duken një akt dashurie me saktë një akt përgjegjësie?
Edi Rama: E para punës një herë, le ti marrim me radhë. Nëse do të merremi me rrogat dhe pensionet, llogaria është më ndryshe se kaq, llogaria nuk bëhet sa u rriten rrogat dhe pensionet po sa u rrit dhe sa nuk u rrit fuqia blerëse dhe pyetja është shumë e thjeshtë. Shqiptarët blejnë më shumë apo blenë më pak? Se letra mund të ketë më shumë, por në trastën e pazarit kanë më pak ushqim dhe në tryezën e shtëpisë shtrojnë më pak se shtroheshin më parë pasi fuqia blerëse është ulur.
Artur Zheji: Statistikat nuk thonë këtë gjë…
Edi Rama: Statistika më e mirë është statistika që mund të bëjë ëdo familje duke bërë llogarinë e vet, dhe këtu nuk ka vend për debat pasi llogarinë e bën çdo familje që bën llogaritë e vetë, a blinte më shumë bukë, vaj, miell, sheqer një mësuese, apo blen tani më shumë? Kur vjen puna tek buka e vërteta e madhe e këtij vendi është se sot borxhet në ushqimore janë më të larta që nga viti 1997. Këto borxhe tregojnë rënien e fuqisë blerëse. Dhjetëra, mijëra, nëna dhe baballarë shkojnë kokë ulur në dyqan, dhe nuk marrin dot 1 kile bukë, por feta buke…këto janë realitete shqiptare, jo në një zonë periferike por në Tiranë. Në raport me fuqinë blerëse, qeveria nuk ka asnjë bilanc pozitiv. Nëse do merremi me rrugët, megaprojekti i rrugëve është në fakt gropa e një megakorrupsioni. Janë harxhuar para për të ndërtuar rrugë pa standarde. Janë shumë të pakta segmentet rrugore që kanë standarde dhe sot Shqipëria nuk ka 1 km autostradë me standardet e Bashkimit Evropian, për ta emërtuar autostradë një rrugë-kalim makinash me asfalt. Nga ana tjetër qeveria flet për 10 mijë e 400 km rrugë që nuk i provon asnjëherë. Nuk ekziston në asnjë burim institucioni materiali që këta kanë shtruar 10 mijë e 400 km rrugë. Ekspertiza jonë nxjerr 1 mijë e 400 deri1 mijë e 600 km të shtruara…
Artur Zheji: Nuk ju duket paradoksale që qeveria të ketë shpikur rrugët për të krijuar korrupsionin. Nuk ka mënyra të tjera për të bërë korrupsion…
Edi Rama: Jo fare, janë historia të njohura këto. Nuk është historia e korrupsionit shqiptar një histori unikale dhe