Basha Tirana pjesemarrje rekord ne zgjedhje pres i qete rezultatin
Kandidati i “Aleancës për qytetarin”, për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha doli dje në mbrëmje në një konferencë shtypi në selinë e Partisë Demokratike
ku ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm procesin e votimit dhe ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen. Basha e cilësoi procesin e votimit me një pjesëmarrje rekord për Tiranën, proces të ndershëm, demokratik e ligjor.
Të dhënat janë premtuese, tha Basha, dhe kam të gjitha të dhënat që të jem i inkurajuar, por unë jam i vendosur që të pres përfundimin e shpalljeve të rezultateve.
Basha kërkoi nga palët që të njohin dhe të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë ditë të suksesshme për Tiranën dhe për Shqipërinë.
Ndër të tjera Basha falënderoi të gjithë qytetarët e Tiranës për qetësinë dhe qytetarinë që kanë treguar gjatë procesit zgjedhor të ditës së sotme.