E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, përfundon numërimi në Ballsh dhe Memaliaj

Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkinë e Ballshit ku kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Ilir Çela me 3997 vota kundrejt kandidates së djathtë Rajmonda Balilaj e cila ka marrë 3816 vota.
 

Gjithashtu ka përfunduar numërimi edhe në memaliaj ku ka rezultuar fitues kandidati i majtë Lulzim Meçi me 100 vota më tepër se kandidati i djathtë.
 

Ndërkohë deri në këto moment në Tiranë kryeson kandidati i majtë Edi Rama me 13 759 vota kundrejt rivalit të tij të djathtë Lulzim Basha i cili ka marrë 12 267 vota.
 

Ndërkohë në KZAZ-në numër 8 në Durrës janë numëruar 2 kuti në zonën e plazhit ku rezulton fitues kandidati i majtë me 426 vota kundrejt rivalit të djathtë Ferdinand Xhaferraj i cili ka marrë 426 vota. Ndërkohë në KZAZ-në numër 10 në komunën Rashbull ku janë numëruar 10 nga 20 qendrat e votimit kandidati i PD-së Hysen gashi ka marrë 3000 vota kurse kandidati i majtë Shkëlqim Troplini ka marrë 2000 vota.
 

Ndërsa në KZAZ-në 9 në komunën e Sukthit janë numëruar 6 nga 12 kuti votimi ku kandidati I PD-së Sherif Fortuzi ka marrë 1250 vota ndërsa kandidati i PS-së Selami Xhelili ka marrë 460 vota.
 

Ndërkohë po vijon numërimi i votave edhe në Shkodër ku për komunën Bushat kandidati i PD-së Zef Hila ka marrë 835 vota, ndërsa kandidati I PS-së Gojart Salja ka marrë 385 vota.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›