E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Basha: Tymi që mbulon sot Elbasanin, rezultat i korrupsionit me inceneratorët

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj ndotjes që po shkaktohet nga djegia e mbetjeve në  Elbasan, pas zjarrit që ra të shtunën, duke e cilësuar si një dëshmi tjetër të skandalit të inceneratorëve që vazhdon të dëmtojë qytetarët shqiptarë.

“Mega-afera e inceneratorëve është një nga skandalet korruptive më të mëdha të shtetit shqiptar prej themelimit të tij.”, tha Basha.

Ai theksoi se tymi dhe flakët toksike që mbulojnë qytetin janë rezultat i një projekti korruptiv, që ka shkaktuar vetëm dëme për shëndetin e qytetarëve dhe për ekonominë e vendit.

Basha u shpreh se, kjo situatë është pasojë e aferës së inceneratorëve, ku “janë shpenzuar miliarda lekë pa asnjë rezultat të prekshëm”, siç tha ai, “duke dëmtuar “si shëndetin e qytetarëve, ashtu edhe xhepat e taksapaguesve”.

Në fund, ai bën apel për një hetim të thelluar për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për këtë dëm të madh ndaj qytetarëve dhe mjedisit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›