E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Koçiu: Arloni i porsalindur peshon 5,1 kilogram

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, ka ardhur në jetë bebi me peshë 5.1 kilogramë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, ndau në rrjete sociale pamjet, ku shihet se, ai është një bebe i shëndetshëm dhe në gjendje të mirë.

“Arloni është vogëlushi që sot ka ardhur në jetë në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke peshuar plot 5.1 kilogramë”, shkroi Koçiu.

“Mirë se erdhe në jetë, Arlon uroj që rrugëtimi yt të jetë i mbushur me shëndet dhe gëzim”, u shpreh ministrja.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›