E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha: Vetëm vota për numrin 4 godet korrupsionin

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha ka vijuar ditën e sotme takime me qytetarët dhe me bizneset në njësitë 10, 5 dhe 2.

Sipas Bashës, vetëm vota për numrin 4 godet korrupsionin dhe paratë e të korruptuarve i kthen tek ekonomia shqiptare.

“Ditën e sotme takime me qytetarë, me familjarë, me të rinj, me të moshuar. Ka një vetëdijësim se problemet e mëdha me të cilat përballen shqiptarët, familjarët e tyre, nga pensionet e ulëta tek gjendja ekonomike, tek çmimet e larta, tek pamundësia për rininë, e kanë një përgjigje në datë 11 maj: ndëshkimin e korrupsionit dhe votën për veten e tyre, familjen e tyre, alternativën më të mirë e cila padiskutim është programi dhe kandidatët e Koalicionit Euroatlantik, numrit 4″, tha Basha.

“Ndaj, thirrja jonë vazhdon të jetë për këta qytetarë, ditën e diel masivisht dilni votoni për veten tuaj, për familjet tuaja, për ndryshimin. Vetëm vota për numrin 4 godet korrupsionin dhe paratë e të korruptuarve i kthen tek ekonomia shqiptare, te xhepat e shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë, “ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje”.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›