E Martë, 3 Nëntor 2026

Blushi: Më 11 maj ndërtojmë Korçën madhështore

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Korçës.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në fjalë e mbajtur në këtë takim theksoi se “edhe katër ditë pensionistët ndahen nga pensionet 50 mijë lekë të vjetra në muaj”.

Blushi tha se me minimumin jetik “prej 200 euro pensionistët do të jetojnë me dinjitet pleqërinë”.

“Edhe katër ditë që mësuesit, mjekët e infermierët e Korçës të ndahen nga pagat e ulta dhe që me pagën minimale 500 euro dhe atë mesatare 1200 euro të jetojnë me dinjitet në qytetin e tyre”, u shpreh Blushi.

Sipas Blushit “fundi i këtij narkoregjimi është më pranë së kurrë”.

Blushi tha se “me 11 maj vulosim ndryshimin e madh dhe fillojmë të ndërtojmë së bashku Shqipërinë Madhështore, ku shpërblehet puna e ndershme dhe jo plaçkitja e hajdutëria e narkoqeverisë”.

“Më 11 maj ndërtojmë Korçën madhështore, për ta kthyer këtë qytet në yllin e Ballkanit, ashtu siç e meriton”, tha Blushi.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›