E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Vettingu në politikë i hap rrugën Shqipërisë drejt BE!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vashdon të shprehë bindjen se Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë pasi jo vetëm rrëzon korrupsionin, pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin dhe sigurinë dhe vret demokracinë por do të hapë rrugën Shqiperise drejt BE-së. “Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin dhe sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së”,shkruan në “Twitter” lideri demokrat  Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›