Basha akuzon Berishën: Pezulloi me vendim të paligjshëm Këshillin Kombëtar!

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar si të paligjshëm, përçarës dhe anti-statutor, lëvizjen e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ai i ka shprehur mirënjohjen e tij anëtarëve dhe ka thënë se mos prevalimi i retorikave përçarëse është rruga e vetme për të shkuar përpara. “Me një vendim te paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata qe përfaqësoni, qe te mos prevalojne retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme qe te shkojmë përpara”.