E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kuvendi i Berishës, Basha shkarkohet me 4446 vota

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thërritur nga ish kryetari dhe ish kryeministri Sali Berisha ka shkarkuar si kryetar të PD Lulzim Bashën. Drejtuesi i Kuvendit Kombëtar, Belind Këlliçi ka lexuar rezultatin e votimeve të delegatëve, i cili u prit me gishtat lart në formë v-je nga të pranishmit.
Nga 4934 delegatë të pranishëm në momentin e shpalljes së votimeve, kanë hedhur votën 4491 delegatë. Prej tyre 4446 delegatë votuan pro, 36 kundër dhe 9 e kanë nxjerrë fletën të pavlefshme.
Belind Këlliçi tha se kuvendi aktual do të qëndrojë i mbledhur deri në KUvendin tjetër që do zhvillohet në 22 mars 2022. “Në lidhje me vendimin 6 ku u vendos të votohej për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ju bëjmë me dije se pas përfundimit të votimit, sekretariati teknik pasi është bërë rakordimi me procesverballet.Delegatë prezentë në momentin e çeljes së votimit ishin 4934. Nga këta, pjesëmarrës në votim janë 4491 delegatë. Nga këto: pro shkarkimit të kryedemokratit, 4446 delegatë, kundër kanë votuar 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë fletën e pavlefshme” tha Këlliçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›