Basha bidedon me studentë: “Bëhuni pjesë e ndryshimit më 25 prill! Të frenojmë largimin e të rinjve nga Shqipëria!”

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët i shprehën shqetësimet për mënyrën se si po zhvillohet mësimi në kohën e pandemisë, por edhe për mungesën e shpresës që i detyron ata të shohin largimin nga Shqipëria si mundësinë më të mirë.
Lideri demokrat Basha tha se të rinjtë mund të kontribuojnë edhe në luftën ndaj korrupsionit, që sipas tij është ndër problemet kryesore të qeverisjes socialiste.
Sipas Bashës zgjedhjet e 25 prillit do të jenë një shans për të ndryshuar gjendjen ku ndodhet vendi. “25 prillin ta kthejmë në një energji për ndryshim të vërtetë. Europa ka mjaft programe për të financuar në arsimin e lartë. Europa njësoj si shqiptarët sytë për ndryshim i ka nga rinia. Domethënia e 25 prillit, çlirim nga pengmarrja, rikthim i shpresës. Siç liberalizuam vizat, futëm vendin në NATO, do ta kthejmë shpresën. Shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim.” tha Basha.