Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë tashmë me një audio guidë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është i pari muze në Korçë i cili do të ofrojë një guidë online nëpërmjet një aplikacioni për të gjithë vizitorët. Me financim të Ministrisë së Kulturës, ky aplikacion do të ofrojë një audio guide në tre gjuhë të huaja. Një gjë e tillë bëhet me dije nga drejtorja e Muzeut Fjoralba Prifti e cila shprehet se ky aplikacion mund të përdoret për më shumë informacion edhe nga shtëpia.
Këtë vit për shkak dhe të pandemisë numri i vizitorëve nuk ka qënë i lartë. Kryesisht vizitotërët kanë qënë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova por është vizituar edhe nga turistë të tjerë të cilat kanë kaluar fundjavat në qyetin më të madh në juglindje të vendit. Muzeu përfshin në fondin e vet rreth 8200 objekte mes të cilave 6500 ikona të kishave ortodokse të vendit duke e bërë një nga muzeumet më interesantë në qytetin e Korçës.