E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha dhe Meta, mesazhe ngushëllimi për rreshterin e Kosovës, Afrim Bunjaku

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaron se “jo vetëm Kosova por çdo shqiptar sot është në zi për vrasjen në krye të detyrës së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”.

Në një postim në rrjete sociale, Basha shprehet se Bunjaku është dëshmori më i ri në altarin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane.

“Nderim për jetë Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri në altarin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane në të cilën askush nuk mundet më të luajë me jetën, dinjitetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj”, shprehet Basha.

Gjithashtu sot ka pasur një tjetër reagim nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ku ka shprehur mirënjohjen për rreshterin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Meta shkruan se “përulemi me nderim më të thellë për Dëshmorin e rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”. Lutjet tona sot janë për të! LAVDI!”.

“Përulemi me nderim dhe mirënjohjen më të thellë për Dëshmorin e rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku!

Lutjet tona sot janë për të! LAVDI!”, shkroi Meta në Facebook.

Kosova sot është në ditë zie, pas vrasjes së efektivit të policisë Afrim Bunjaku, gjatë sulmit terrorist në veri të vendit.

Rreshteri Bunjaku, do të varroset sot (25 Shtator) në orën 16:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›