Basha fton amerikanet per investime
WASHINGTON - Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ne vijim te vizites ne SHBA eshte takuar me Zevendes - Ndihmes Sekretarin e Departamentit Amerikan te Tregtise per Europen dhe Azine Jau Burgess. Ne kete takim eshte diskutuar per mundesine dhe menyrat e mbeshtetjes financiare te investitoreve amerikane te cilet duan te shtrijne aktivitetin e tyre ne Shqiperi.
Sipas njoftimeve zyrtare Zevendes - ndihmes Sekretari i Departamentit Amerikan te Tregtise garantoi Bashen se do te shikoje me kujdes te gjitha mundesite per te mbeshtetur dhe nxitur kompanite amerikane te investojne ne Shqiperi ndersa nenvizoi se investimet amerikane ne Shqiperi jane histori suksesi dhe motivim per kompani te tjera per te investuar ne Shqiperi e vecanerisht ne Tirane.
Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha zhvilloi nje takim edhe me Zv.presidenten ekzekutive te Korporate se Investimeve Private Amerikane jashte vendit OPIC Mimi Alemayehou.
Zonja Alemayehou u shpreh e gatshme per te asistuar kompanite amerikane qe duan te investojne ne Shqiperi. Deri tani nuk ka patur ndonje projekt me Shqiperine por shprehu gadishmerine e OPIC per te shqyrtuar mundesite e angazhimit dhe mbeshtetjes ne zbatimin e projekteve te rendesishme per jeten e nje qyteti te parashtruara nga Basha.
Ne kete takim u ra dakord per ngritjen e grupeve te perbashketa te punes per te garantuar mbeshtetjen financiare te kompanive amerikane te interesuara per tu bere pjese e realizimit te projekteve strategjike te Bashkise se Tiranes.
Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha zhvilloi nje takim me biznesmene amerikane dhe shqiptaro-amerikane ku i pranishem ishte edhe Presidenti i Bordit Drejtues te Fondit Shqiptaro-Amerikan te Zhvillimit Michael Granoff.
Basha ka ftuar biznesemenet ta shohin Tiranen si mundesi te mire per te shtrire investimet e tyre duke i garantuar se Bashkia e Tiranes eshte e gatshme te ndermarre cdo mase per te garantuar suskesin e cdo investitori
Na duhet ndihma juaj dhe ju ndodheni ketu dhe jeni nder brezat e pare qe keni dhene modele te vet-berjes se suksesit dhe sigurisht per kete vlen te permendim edhe mjedisin ne te cilin keni vepruar e cila sigurisht qe ka lidhje me suksesin qe ju keni arritur dhe per kete ju garantoj se po bej gjithcka per ta kthyer Tiranen ne nje model mundesish permes shkalles me te larte te lirise dhe shanseve te barabarata si dhe konkurrences se ndershme dhe per kete na nevojitet modeli juaj i suksesit sidomos prania juaj drejt per se drejti si dhe ndihma dhe keshilla juaj do te ndihmoje te cojme perpara qytetin te cilit i perkasim tha ai.
aq/shqiptarja.com