E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te Faleminderit Avokat

Megjithse jane ne vitin e 5 te dekades se Romeve jeta e tyre ne te gjitha aspektet nuk duket se ka marre kthese te dukshme.
Avokati i Popullit po ndihmon me shume se kurre qytetaret e ketij vendi per te pare me me realizem gjithcka qe keto kohe po ndodh me jeten e tyre te ardhmen e saj. E pra strehimi i familjeve rome i cili ne nje vend normal do te ndodhte per arsye krejt te tjera dhe ne menyra krejt te tjera ka qartesuar ne menyre te papritur jeten politike dhe civile shqiptare me shume se cdo gje tjeter.Me kete veprim te tij dhe me pare me qendrimin e tij ndaj institucioneve ai qartesoi perfundimisht per te gjithe ata qytetare naive te ketij vendi se cdo te thote te jesh Avokat Populli.
Eumlshte koha qe te gjithe ne te kuptojme se cdo te thote punonjes i nje institucioni ne nje sistem demokratikdhe kete na e tregoi Avokat Totozani.. Me veprimin e tij ne diten e djeshme ai i dha fund nje here e pergjithmone alibise se racizmit kunder komuniteti Rome. Nuk do te kete me ketej e tutje asnje alibi e cila do te mund te justifikonte jeten e tmerrshme qe po perballojne qytetaret rome.

Te faleminderit avokat qe nga shpirti i shqiptarit rilinde vleren me fisnike te dashurise per te bukuren te lashten e madheshtoren ate qe ne sot mburremi jo-racizminndaj njeri-tjeterit.

Te faleminderit avokat qe legjitimove te shtrejten tradite te lashte shqiptare te demokracisee te sherbimit ndaj qytetarit.

Te faleminderit avokat qe na kthjellove mendjen te krenohemi te vleresojme e te punojme per token e cmuar e te pasur Shqiperi

Te faleminderit avokat qe na percollet ngrohtesine e fjales Tuaj rendesine e vepres Tuaj dhe dashurine e zemres Tuaj per komunitetin rome dhe jeten e lumtur te brezave te ardhshem te atyre femijeve qe ju strehuat ne instiucionin tuaj..

Ju faleminderit avokat qe ishit me ate komunitet kur ne te tjeret mbyllnim sy e vesh bashke per te mos i degjuarper te qendruar indifferent.

Ju Avokat ndihmuat absolutizimin e pergjegjesise per mbarevajtjen e demokracise dhe funksionimin e institucioneve ne kete vend e cila qysh nga neser eshte e gjitha Juaja. Ndaj per te gjitha keto

Te faleminderit Avokat

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›