E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha i përgjigjet Berishës: Pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi sot pas deklaratave të Sali Berishës, i cili u shpreh se “me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha pyet se “pse ‘revolucioni’ u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave”.

“Kur me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD?! Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse e shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore dhe hodhët në koshin e plehrave rekomandimet e OSBE/ODHIR?!”, shkruan Basha.

Më herët, Berisha deklaroi se “zgjedhjet në Himarë janë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën s’ka dhe s’mund të ketë zgjedhje të lira”.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›