KIEV – SHBA i ofron Ukrainës mbi 3,5 miliardë euro për të paguar punonjësit e shtetit

KIEV, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Ukraina ka marrë një ndihmë të re buxhetore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vlerë mbi 3,5 miliardë euro (rreth 3,8 miliardë dollarë).
“Ky është një kontribut jashtëzakonisht i rëndësishëm për të mbështetur buxhetin e shtetit të Ukrainës – gjatë periudhës së rezistencës ndaj agresionit gjithëpërfshirës të Federatës Ruse”, tha sot ministri i Financave Serhiy Marchenko në një deklaratë.
Fondet do të përdoren për të paguar pagat e mësuesve, punonjësve të mbrojtjes civile dhe punonjësve të tjerë shtetërorë, si dhe për të mbështetur personat e zhvendosur brenda vendit. Ndihma financiare e SHBA-së nuk duhet të kthehet.
Sipas ministrisë – vetëm nga SHBA-ja – Ukraina ka marrë një mbështetje me vlerë gati 25 miliardë euro – që nga pushtimi rus në shkurt 2022.
Në total, Kievi ka marrë më shumë se 90 miliardë euro nga donatorët ndërkombëtarë për të financuar buxhetin e tij shtetëror.
Më shumë se gjysma e buxhetit të Ukrainës për vitin 2024 do të financohet nga jashtë.//a.i/.