E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha incident tek Inxhinieria

Një video që është postuar në YouTube e më pas publikuar edhe në faqet online të disa gazetave dhe në televizione, tregon Lulzim Bashën kandidatin e së djathës për kryetar bashkie në Tiranë, gjatë një takimi në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, kur një pedagoge i drejtohet me akuza për 21 janarin.

Materiali filmik  70 sekonda i hedhur në internet tregon pedagogen Flora Haneli, e cila ka ndërprerë fjalën e zotit Basha, duke e quajtur 'vrasës'. "Ke 6 vjet në krye të problemeve e s'po i zgjidh. Ti ke krijuar probleme dhe kriza të tmerrshme për vendin", tha pedagogia.

Në komunikatën e shpërndarë  nga zyra e shtypit pranë kandidatit Lulzim Basha, ku raportohen të gjitha aktivitet e zhvilluara,  nuk përmendet incidenti në fjalë.

Por pas bërjes se tij publike, Top Channel i kërkoi një prononcim zyrtar shtabit elektoral të zotit Basha.

“Lulzim Basha po takon cdo ditë me kënaqësi qytetarët e Tiranës kudo dhe në cdo cep të saj. Sic duket edhe nga kaseta, shumica e studentëve të pranishëm në takimin e sotëm ishin kundër qendrimit të pahijshëm të asaj gruaje”, thuhet në reagimin e zyrës së shtypit të kandidatit Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›