E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha jep hipotekat për 45 familje: Rama nxjerr justifikime për dështimin

bashaTiranë- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u ka dorëzuar ditën e sotme hipotekat 45 familjeve në kryeqytet, për banesa të ndërtuara deri në gusht të 1991-shit.

Takimi u zhvillua në zonën e Shkozës, ndërsa Basha tha se numri i përgjithshëm i hipotekimeve brenda Tiranës shkon në rreth 1500.

Për banesat e ndërtuara deri në gushtin e vitit 1991 dhe të pa hipotekuara me interesimin e Bashkisë së Tiranës, qeveria bëri të mundur aktin normativ për hipotekimin e banesave që llogariten në 1500 në mbarë Tiranën. Hapja e kësaj rruge erdhi nisur nga problemi i banorëve të Tiranës që Bashkia i dëgjoi. Dëshmitarët janë këtu që Bashkia më parë ka bërë veshin shurdhër pasi nuk ka dashur tia dijë,- u shpreh Basha.

Në vijim ai nuk ka lënë pa përmendur edhe drejtimn e bashkisë nga Edi Rama, duke thënë se për plot 11 vite ai nuk mundi ta zgjidhte problemin e hipotekave. Duke shtuar se tani nxjerr vetëm justifikime për këtë dështim.

Jo të bësh veshin e shurdhër dhe të gjesh justifikim se është gjëja me e thjeshte në botë,- u shpreh Basha.

Më pas kryebashkiaku bëri inagurimin e rrugës Odhise Grillo si dhe të një lulishteje në këtë zonë. Ai rpemtoi se bashkia kësaj zone do i japë standardet e kërkuar brenda pranverës së ardhshme.

Vazhdoni investoni tek ata që flasin me vepra, jo me llafe, sic e bëtë me 8 maj,- vijoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›