Trazirat në Brazil, mbi 1 milion njerëz në protesta kundër qeverisë (FOTO)
Brazil- Më shumë se një milion njerëz janë raportuar të kenë marrë pjesë në protestat në rreth 100 qytete në të gjithë Brazilin, në një valë të protestave antiqeveritare.
Dhuna shpërtheu në shumë vende dhe një 18-vjeçar vdiq kur një makinë e përplasi përmes një barrikadë në Sao Paulo.
Protestat filluan më shumë se një javë më parë mbi çmimin e lartë të biletave të transportit publik, por janë gjithashtu duke theksuar korrupsionin dhe koston e Kupës së Botës të vitit të ardhshëm të futbollit.
Presidenti Dilma Rousseff anuloi një udhëtim në Japoni për t’u marrë me krizën. Presidenti ka thirrur një takim urgjent të kabinetit të premten për të diskutuar trazirat.
Gazeta ‘Folha de Sao Paulo’, duke përmendur shifrat zyrtare, tha se më shumë se një milion njerëz kishin marrë pjesë në demonstratat e së enjtes. Media braziliane tha se ka pasur protesta në më shumë se 100 qytete.
Në Rio de Janeiro policia lëshoi gaz lotsjellës dhe plumba gome në grupe të njerëzve të rinj të maskuar që ishin duke u përpjekur t’i drejtohen Bashkisë të enjten vonë. Të paktën 29 persona janë raportuar të plagosur.
Autoritetet në Rio izoluan ndërtesën e legjislaturës shtetërore, zyra e guvernatorit të shtetit, Guanabara Palace dhe zyrën e kryetarit.

Imazhet televizive treguan banda duke plaçkitur dyqane në qendër të qytetit, edhe pse shumë pronarë të dyqaneve në Rio dhe bankat kishin vënë rrethime prej druri për të mbrojtur ambientet e tyre.
Në kryeqytet, Brasilia, demonstruesit nxezen një zjarr të vogël në hyrje të ministrisë së Jashtme dhe u dëbuan përsëri nga policia duke përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës.
Ndërtesat e tjera qeveritare në qytet u sulmuan dhe policia kundër trazirave përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmat. Rreth 26 njerëz janë raportuar të plagosur.
Ka pasur edhe përleshje jashtë një stadiumit të futbollit në Salvador përpara një ndeshje të Kupës së Konfederatave në mes të Nigerisë dhe Uruguajit.
Përleshje më shumë u raportuan në Porto Alegre në jug, Campinas në veri të Sao Paulo dhe në qytetin veri-lindor të Salvadorit. 18-vjeçari u vra në qytetin e Ribeirao Preto dhe ishte personi i parë i raportuar i vdekur në protesta. Shoferi që e përplasi nëpër barrikada raportohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Në Sao Paulo, policia tha se 100,000 njerëz ishin mbledhur në qytetin historik Avenida.
Protestat u shkaktuan fillimisht nga rritja e çmimeve më 2 qershor, e janë rritur në një lëvizje më të gjerë.
Protestuesit janë të zemëruar me korrupsion dhe shërbimet e dobëta publike, si dhe kostot e mëdhe të Kupës së Botës të vitit të ardhshëm, duke thënë se qeveria duhet gjithashtu të investojë në arsim dhe kujdes shëndetësor.
Dorina Bilbili/IDEA/