Basha kritikon qeverine Rama

Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka komentuar në një konferencë për shtyp emrat e qeverisë Rama të publikuar një ditë më parë, duke mos i rezervuar kritikat.
“Ekipi i Ramës ka mungesë të eksperiencës shtetërore dhe njerëzit e emëruar nga Rama si ministra përfaqësojnë lidhje të dyshimta”, ka deklaruar Basha. Sipas tij, qeveria e re nuk përfaqëson vlerat e socialistëve të vërtetë. “Ajo është modeli i kapjes së shtetit. Kjo nuk është qeveria që donin qytetarët shqiptarë”, ka thënë Basha. Më tej, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, kryetari i PD ka bërë me dije se në shtator partia e tij do të nisë zgjedhjet e strukturave të reja drejtuese. / Top Channel