E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane digjet makina para Kryeministrise

Një makinë është djegur paraditen e së enjtes para selisë së Kryeministrisë, në Tiranë, për fat të mirë pa shkaktuar të lënduar.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët gjithësesi kanë ruajtur distancën nga automjeti në flakë. Është dashur mbërritja e zjarrfikësve që zjarri të shuhej tërësisht dhe të shmangej rreziku që të përfshinte ndonjë objekt tjetër. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Genci Çuçi tha se gjithçka ndodhi fare papritur. Në automjet, sipas tij, u dogj një lap top dhe sende të tjera personale. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›